Mobi Casa

Ja disa nga ilaçet natyrale kundër ngërçeve në këmbë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Ngërçet në këmbë karakterizohen nga dhimbjet e befasishme, tkurrja dhe shtrëngimi i muskujve.

Çfarë i shkakton ngërçet në këmbë?

Gjëra të caktuara paraqesin faktorë që ndikojnë në shfaqjen e ngërçeve në këmbë, edhe pse në mënyrë direkte nuk i shkaktojnë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ata faktorë janë:

– Dehidrimi;

– Ushtrimet e lodhshme;

–Muskujt e lodhur;

– Lëndimet;

– Mungesa e mineraleve;

Uji Dea

– Qarkullimi jo i mirë i gjakut;

– Mbipesha;

– Efektet e ilaçeve të ndryshme.

Çfarë të bëni?

– Uthulla e mollës: Në një gotë me ujë të vakët hidhni një lugë mjaltë dhe dy lugë uthull molle, e përzieni dhe e pini.

– Uluni në vaskë me ujë të ngrohtë: Uji i ngrohtë ndihmon në relaksimin e muskujve dhe zbut ngërçet.

– Banania dhe patatja: Ngërçet do të thotë mungesë kaliumi. Bananet dhe patatet janë burimi më i mirë për kalium, prandaj konsumoni sa më shpesh.

(Kosova Sot)