Fundamenti

Ja disa këshilla për ditët e verës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Vera ka ardhur dhe vapa po na shoqëron çdo ditë. Në këto ditë kërkojmë një zgjedhje sa më të mirë për t’i shpëtuar motit të nxehtë. Vera sjell ditët që nuk mund të rrish as jashtë, as në shtëpi, sepse i nxehti i padurueshëm ju bën të mos ndiheni aspak komodë. Më poshtë do të gjeni disa këshilla për të përballuar vapën dhe për t’u ndjerë sa më të freskët.

Qëndroni në shtëpi në kohën që dielli është shumë i nxehtë. Nuk duhet të dilni nga ora 11:00 e mëngjesit deri në 18:00 pasdite, sepse gjatë kësaj kohe rrezet e diellit janë të dëmshme dhe vapa mund të shkaktojë shumë probleme.
Në ditë shumë të nxehta duhet të eliminoni aktivitetet fizike. Duhet t’i kryeni ato gjatë mëngjesit që është freskët dhe jo gjatë orëve të ditës.

Pini sa më shumë lëngje. Mos lejoni që trupi juaj të dehidratohet, pini sa më shumë lëngje dhe sidomos ujë që duhet të pini më shumë se sa pini zakonisht.

Bëni dush me ujë të ftohtë. Dushi me ujë të ftohtë do t’ju ndihmojë për t’i shpëtuar sadopak të nxehtit.
Përdorni ajrin e kondicionuar. Përdorni në shtëpitë apo zyrat tuaja ajrin e kondicionuar dhe mbani një temperaturë konstante.

Fundamenti

Vishni rroba me materiale të freskëta. Zgjidhni veshjet me ngjyra dhe të holla për të mos thithur rrezet e nxehta të diellit. Gjithashtu duhet të përdorni kapele për të mbrojtur fytyrën.
Konsumoni ushqime të lehta dhe mos përdorni furrën.

Herë pas here freskohuni duke lagur me ujë të ftohtë ose akull pulsin e duarve, kjo ju ndihmon të qëndroni të kthjellët.

Mos përdorni alkool dhe kafeinë. Janë dy produktet që nuk duhet të konsumohen gjatë ditëve të nxehta

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.