ARKATANA

Ja çka thotë Majlinda Kelmendi pasi i mori 50 mijë dollarë

/ 1 minutë lexim
HW

Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) ka shpërblyer 14 sportistë, të cilët e mbyllën vitin si numër 1 në botë me 50 mijë dollarë shtesë (46 mijë euro), duke përfshirë këtu edhe Majlinda Kelmendin.

Xhudistja kosovare ndihet e kënaqur për këtë shpërblim, pasi shkëlqeu në Olimpiadën e Rios, ku e fitoi medaljen e artë, në debutimin e Kosovës në këtë eveniment madhështor, me çka vendi ynë u bë lajm në mbarë botën.

“Ky është një moment i madh për të gjithë sportistët e niveleve të larta, duke përfshirë këtu edhe mua”, ka thënë Kelmendi, kampione botërore në vitet 2013 e 2014.

ARKATANA

“Presidenti i IJF-së, zotëri Marius Vizer, po mendon shumë për sportistët. Ndihem mjaft mirë kur e shikoj prapa vitin 2016. Ta fitoja titullin olimpik ishte arritja më e madhe në jetën time”, ka shtuar kampionia e dyfishtë evropiane.

Për sukseset në “Rio 2016” Majlinda ishte shpërblyer edhe nga shteti i Kosovës dhe ishte pritur si heroinë në atdhe.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.