Ja çka thoshte Demaçi për Rugovën në vitin 1998?
Atëherë udhëheqësi i zyrës politike të UÇK-së, Adem Demaçi në një intervistë për Associated Press, thoshte fjalë jo të mira për ekipin e konsoliduar të Rugovës për negociata. Madje ai këto deklarata i thoshte në gjuhën angleze.“Unë nuk jam fare optimist sepse ekipi që duhet ta kryej atë punë nuk është komplet dhe ka shumë defekte. Dhe problemi me regjimin e Serbisë është sepse ata po vazhdojnë të na bombardojnë, sulmojnë fshatrat tona e pjesë të ndryshme të Kosovës. Nuk është aspak e vërtetë që regjimi serb ka ndalur sulmet, ata po vazhdojnë të sulmojnë, çdo ditë e çdo natë”, thoshte në Gusht të vitit 1998.
Rugova atë kohë ka qenë i mbështetur nga SHBA-të dhe liderët tjerë ndërkombëtar, të cilët e shihnin atë, si zgjedhjen më të mirë për t’i dhënë fund atij konflikti të përgjakshëm mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, transmeton Indeksonline.
Por, Demaçi tha se Rugova nuk përfaqëson pjestarët e UÇK-së, të cilët po luftojnë një luftë të përgjakshme kundër forcave serbe që po tentojnë të marrin pavarësinë e Kosovës.
“Sepse UÇK-ja është forcë parësore, është forca esenciale e Kosovës, është mbrojtje për lirinë tonë. Jo më zoti Rugova, periudha e zotit Rugova ka shkuar”, tha në fund Demaçi.


