RCCOLA

Ja çka shkruan All Jazeera për arrestimin e të dyshuarve për terrorizëm në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Autoritetet kosovare e kanë ndërprerë furnizimin me ujë për mijëra njerëz në kryeqytet në Prishtinë, pasi u dyshua për një komplot nga përkrahësit e Shtetit Islamik të Irakut, për helmim të ujit.

Kështu shkruan sot gazeta Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.

Zyrtarët e fabrikës s ujit në Prishtinë, e kanë ndërprerë furnizimin me ujë në mëngjesin e së shtunës, për shkak të çështjeve të sigurisë dhe më pas ai ujë është testuar për substanca të dyshimta.

Fundamenti

Al Jazeera ka raportuar se testimi i ujit është bërë nga Instituti Kosovar i Shëndetësisë, por se asnjë substancë e dyshimtë helmuese nuk është gjetur në ujë.

Policia ka arritur të arrestojë 5 persona të ndërlidhur me ISIS-in, të cilët janë akuzuar se kishin planifikuar helmimin e ujit.