Fundamenti

Ja çka e porositi Thaçi kryesinë e PDK-së!?

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherësh kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi po pretendon se është rikthyer fuqishëm në “lojë”, pas ofensivës disa mujore të Bllokut. Kjo, sidomos pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për çështjen e kryetarit të Kuvendit, që duket se e favorizoi PDK-në, duke ia njohur vetëm asaj të drejtën që të propozoj kandidatin për kryetar të Parlamentit.

Burime të larta brenda PDK-së i kanë thënë Gazetës Blic se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka rikthyer PDK-në fuqishëm në lojë.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e thotë qartë se pa ne s’ka institucione, prandaj tani jemi në pozitë shumë të favorshme se Blloku. Pa ne Blloku s’mund të bëjë asgjë”, ka thënë ky burim.

Zyrtarët e PDK-së edhe publikisht thonë se o ata do e formojnë qeverinë ose vendi do të shkoj në zgjedhje të reja.

Më i zëshmi është deputeti Adem Grabovci. Ai në çdo paraqitje publike e thotë këtë gjë. Madje ai insiston se ata i kanë edhe numrat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe për formimin e qeverisë, nëse do të shkohej me votim të fshehtë.

Mësoni se çka e porositi Thaçi “Kryesinë e ngushtë” të partisë!

Verdikti i Gjykatës Kushtetuese që e favorizon shumë PDK-në, ka bërë që kreu i saj Hashim Thaçi të “trimërohet”.

Eco Higjiena

Këtë e dëshmojnë edhe paraqitjet e tija para mediave.

Por, kjo konfirmohet edhe nga njerëz të PDK-së.

“E keni vërejtur që Hashim Thaçi ka nisur të flasë vetë para gazetarëve. Në takimet e mëhershme me presidenten, zakonisht flisnin ose Hajredin Kuçi ose Kadri Veseli. Mirëpo, kohëve të fundit, e sidomos në takimin e fundit është paraqitur vetë Thaçi, ngase tani e kemi rikthyer situatën në favor tonin”, ka thënë ky zyrtar i lartë i PDK-së në kushte anonimiteti.

Ky zyrtar, ka bërë të ditur se Hashim Thaçi ditëve të fundit ka kërkuar nga Kryesia e ngushtë e partisë që të jenë të kujdesshëm në deklarata, sidomos të ruhen në dhënien e opsioneve të reja për zgjidhjen e krizës.

“I ka porositur të gjithë që të kenë kujdes në këtë temë. Të thirren në Kushtetutën dhe në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.

Mirëpo, zyrtarisht askush nga PDK nuk ka dashur të flasë nëse kryetari i PDK-së, i ka këshilluar se cka të flasin para mediave dhe kush duhet të flas.

Ndërkohë që Kosova po hyn në muajin e pestë pas zgjedhjeve pa institucione, dy Blloqet politike, PDK me koalicionin e saj parazgjedhor në njërën anë dhe Blloku LDK- AAK- Nisma dhe Vetëvendosje në anën tjetër, kanë betonizuar qëndrimet e tyre për tejkalimin e krizës politike. PDK edhe pse me letra mund t’i formoj institucionet, në anën tjetër, Blloku LVAN e ka shumicën parlamentare, por duket që Gjykata Kushtetuese ua ka mohuar të drejtën që ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit, që pastaj do t’i hapej rruga krijimit të institucioneve të reja./Gazeta Blic/