Fundamenti

Ja cilat ushqime mund t’i hani pa frikë!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Edhe nëse nuk mund të blini ushqime organike, mund të konsumoni edhe ushqime “jo-organike”, të cilat janë më të shëndetshme.

1. QEPA NGJYRË VJOLLCË

Më pak se 1% e këtyre perimeve mund të përmbajnë pesticide, gjë që është dëshmuar edhe nga studimet. Meqë insektet e ndryshme nuk preferojnë qepët ngjyrë vjollcë, ato edhe nuk kanë nevojë që të spërkaten me insekticidë.

2. ANANASI

Lëvorja e trashë e ananasit, e cila nuk hahet, është mbrojtëse e pjesës së brendshme nga helmet dhe pesticidet. Kështu, pjesa e brendshme, ajo që hahet, kryesisht është e sigurt për t’u ngrënë.

3. AVOKADOJA

Ngjashëm me ananasin, edhe këtu lëvorja e trashë e mbron pjesën e brendshme nga ndotja.

Lexoni edhe:
Si t’ia dilni mbanë me hemorroidet?

4. LAKRA NGJYRË VJOLLCË

Mobi Casa

Kjo lakër nuk kërkon kujdes të veçantë gjatë rritjes, nuk ka nevojë që të spërkatet, prandaj edhe është e sigurt që të hahet.

5. BIZELET

Falë mbështjellësit të tyre, bishtajës, bizelet janë të sigurta dhe të shëndetshme.

6. SHPARGUJT

Sikur edhe në rastin e qepës ngjyrë vjollcë, as shpargujt nuk preferohen nga insektet, prandaj as që ka nevojë të spërkaten me insekticidë. D.m.th. mund t’i hani pa vesvese.

7. PATËLLXHANI

Ende nuk dihet me siguri pse patëllxhani, marrë në përgjithësi, i shpëton ndotjes dhe kontaminimit, por mendohet se këtu rëndësi ka lëvorja e tij e dendur dhe e lëmuar. Sido që të jetë, hajeni pa frikë këtë perime.

8. KIVI

Lëvorja me lesh e kivit i mbron ata nga ndotja dhe pesticidet. Por, para se t’i konsumoni, lani ata.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.