Ja cilat organe i prek tensioni i lartë

Tensioni i lartë rrezikon disa prej organeve të rëndësishme të trupit.
Zemra
Në rast se vuani nga tensioni i lartë muskujt e zemrës do të bëjnë më shumë përpjekje sesa norma. Nëse tensioni i lartë vazhdon për një kohë të gjatë, bën që barkushja e majtë e cila shtyn gjakun në çdo cep të trupit, të trashet duke reduktuar aftësinë për të kontraktuar, duke çuar drejt një rreziku të madh të zemrës.
Truri
Truri është një tjetër viktimë e tensionit të lartë. Çrregullimet më të mëdha në këtë rast kanë të bëjnë me: dhimbje koke, zhurmë ne vesh, marramendje dhe dëgjim i pakët.
Sytë
Goditja apo presioni i tepërt i gjakut mund të shkaktojë hypertension të retinës. Ky çrregullim mund të jetë serioz për retinën duke krijuar nevojën për konsultim me mjekun Okulist.
Veshkat
Veshkat dëmtohen si rezultat i presionit të tepërt. Disa sëmundje të këtyre organeve pengojnë kalimin e gjakut, ndaj këshillohet kujdes vetjak për eleminimin e kripës.
Enët e gjakut
Presioni i lartë i gjakut bën që muret e arterieve të kenë tendencë për t’u bërë më të ngurtë. Prania e pllakave yndyrore përkeqëson situatën.
Gratë shtatzëna
Presioni i gjakut mund të rritet shumë gjatë shtatzënisë, duke krijuar probleme. Nëse nuk trajtohet situata rrezikon të përkeqësohet.
(Kosova Sot)