Mobi Casa

Ja cilat janë ushqimet që luftojnë lodhjen pranverore

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Mungesa e përqendrimit, lodhja e vazhdueshme, mpirja e gjymtyrëve dhe dëshira për të mos u çuar nga shtrati janë disa prej simptomave të asaj që njihet ndryshe si lodhja pranverore.

Për të luftuar këtë gjendje ju duhet të hiqni dorë nga zakonet e këqija të ushqyerjes si mënjanimi i vakteve, ushqimet e shpejta. Po ashtu ju duhet të konsumoni ushqimet e mëposhtme:

Drithërat integrale sigurojnë një gjendje të mirë në stomak, për shkak se janë të pasura me fibra dhe gjithmonë krijojnë ndjesinë e ngopjes.

Perimet më të mira janë ato të stinës nuk duhet të mungojnë kurrsesi në tryezë, si bishtajoret, të cilat falë proteinave që përmbajnë ju japin shumë energji.

Mobi Casa

Shpargu ka efekt detoksikues dhe ju ndihmon të ndiheni sa më lehtë gjatë gjithë ditës. Karakteristikë e kësaj bime është aftësia e tij hidratuese. Sa më shumë shparguj, aq më pak nevojë për ujë do të keni.

Farat chia jo vetëm që mund të përdoren me gjithçka, por janë edhe të pasura në vlera ushqyese. Ato përmbajnë fibër, kalcium dhe magnez, që është shumë i rëndësishëm për furnizimin me energji të trupit tënd.

Një racion spinaq ka përbërësin kryesor që kontribuon në rritjen e nivelit të energjisë: hekurin. Hekuri është kyç për prodhimin e adenozinë-trifosfatit, burim energjisë për trupin tuaj.

Një grusht fara kungulli është gjithçka që ju duhet për një dozë të mirë hekuri dhe magnezi. Një grusht fara kungulli përmban 74 miligram magnez, gati 19 për qind të vlerës që rekomandohet të merret çdo ditë, dhe pesë gramë proteinë, gati 10% të vlerës së rekomanduar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.