FITORJA

Ja cila është dieta më e mirë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Dieta nordike është bërë një “hit” në mesin e të famshmëve. Studimet kanë treguar se me anë të menysë së vikingëve mund të reduktoni mbipeshën, të normalizoni presionin e gjakut dhe të qëndroni të shëndetshëm. Kjo dietë është pothuajse më e mirë sesa ajo mesdhetare. Gjatë hulumtimit, ata që kanë ngrënë ushqim lokal danez kanë hequr qafe tri herë më shumë kilogramë të tepërt sesa ata që kanë ngrënë qofte, pica dhe makarona. Ushqimi danez përfshin shumë fruta, perime dhe bimë, shumë peshk dhe pak mish.

Gjëja më e rëndësishme është që të hani ushqim sezonal, kështu që merluci i pjekur me selino është i përsosur për darkë në pranverë, ndërsa mlyshi i skuqur me lakër është i përshtatshëm në darkë gjatë verës. Shkencëtarët nga Universiteti i Kopenhagës janë inspiruar për një dietë nordike nga një restorant lokal, i cili gjatë 10 vjetëve të fundit ka inkurajuar njerëzit për të ngrënë ushqim sezonal, lokal. Studimi ka përfshirë 180 njerëz obezë. Ata u ndanë në dy grupe dhe gjatë gjashtë muajve kanë ngrënë ushqimin e caktuar. Të gjithë pjesëmarrësit u këshilluan për të ngrënë derisa ata të mendojnë se janë ngopur, të kenë kujdes në sasinë e porcionit dhe të mos numërojnë kaloritë. Regjimin e ditës daneze e kanë mbajtur 68 persona, ndërsa grupi tjetër prej 112 personave e ka aplikuar dietën e re nordike.

Mobi Casa

Pas gjashtë muajsh është dëshmuar se ata që u ushqyen në mënyrë “nordike”, kanë humbur peshë, mesatarisht, 4.7 kg, ndërsa ata që kishin aplikuar dietën daneze, kanë humbur peshë 1.5 kg. Përveç kësaj, të ushqyerit nordik ishte më i mirë edhe për presionin e gjakut.

Kjo dietë mund të aplikohet kudo në botë. Bimët, manaferrat, kërpudhat, algat e detit, drithërat, lakrat, perimet dhe patatet janë në dispozicion për të gjithë. /ZËRI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.