Ja çfarë u tha Haradinaj protestuesve

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, iu është drejtuar protestuesve duke përmendur dështimet e qeverisë Mustafa-Thaçi, duke thënë se këto janë arsye të mjaftueshme pse kjo qeveri është “e larguar”.Sipas Haradinajt, vetë prezenca e numrit të madh të protestuesve nënkupton se aty ekziston një “kuorum i vërtetë, më legjitimi që ekziston në demokraci, për të kërkuar largimin e këtij pushteti”.
“Sot republika ndjehet e lirë, sot ju po e merrni fatin e lirisë në dorën tuaj. Nga sot nuk vendos askush tjetër, pos ju dhe vetëm ju. Ju dhe vetëm ju jeni republika. Kur pushtetarët gabojnë ju e keni fuqinë për të ndaluar këtë. Më 28 nëntor kërkuat anulimin e marrëveshjeve, më 9 janar kërkuam dorëheqjen e kësaj qeverie. Ne sot e shkarkuam qeverinë Mustafa-Thaçi”, u ka thënë Haradinaj protestuesve.
Por pse sipas Haradinajt, ky pushtet duhet të jap dorëheqje?
“Sepse e ka filluar kapjen e shtetit, e ka rrit korrupsionin, klientelizmin, i ka bërë të korruptuarit të paprekshëm, s’ka investime. E ka lënë Kosovën dhe kosovarët vetëm treg për të tjerët. E ka dobësu rendin dhe ligjin, në veri ende vazhdohet me improvizime. Politikën e jashtme kanë dështuar, s’jemi pranuar në UNESCO, s’ka njohje, s’ka liberalizim të vizave. Kjo qeveri (me marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi) e ka sulmu territorin e Kosovës, e ka sulmu sovranitetin e vendit me marrëveshjen për Asociacionin”, ka thënë Haradinaj.
Në fund ai ka thënë se “po të mos ishit ju, dëmet do të ishin më të mëdha, më të riparueshme”. /Telegrafi/