Ja çfarë thotë Shaqiri pas paraqitjes fantastike ndaj Bournemouth
Xherdan Shaqiri është shprehur tejet i lumtur pas fitores ndaj Bournemouth, teksa ka lavdëruar bashkëlojtarin e ri te Stoke City, Gianneli Imbula.Mesfushori shqiptar i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri, ka gjetur guximin që ta krahasojë përforcimin e ri të Stoke Cityt, Giannelli Imbula, me ish mesfushorin e Arsenalit, Patrick Vieiran.
“Mendoj se mund ta krahasoni me Patrick Vieiran, vetëm se Giannelli luan me këmbën e majtë”, tha reprezentuesi zviceran pas ndeshjes.
“Ishte nja ndeshje shumë e mirë. Shënuam tre gola dhe bëmë paraqitje të mirë. Duhet të vazhdojmë me këtë ritëm”, shtoi ndër të tjera.
Imbula, i cili u transferua në Stoke për një shumë rekorde për klubin, debutoi me gol në fanellën e Stokes, duke shënuar në fitoren 1:3 ndaj Bournemouth në udhëtim. /Express/


