UBT

Ja çfarë shkruajnë mediet italiane për paraqitjet e Rrahmanit, Kumbullës dhe Strakoshës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sfida e sotme midis Lazios dhe Veronës ishte një betejë e vërtetë në fushë, por pa fitues duke i lënë të dyja ekipet të kënaqura me një barazim.

Megjithëse bardhekaltrit u nisën si favoritë për ta fituar këtë takim, fati dhe vendosmëria e portierit të Veronës, Silvestri bënë që kryeqytetasit t’i lëshonin terren Interit në renditje duke u dorëzuar vendin e dytë.

Në këtë takim u aktivizuan dhe tre futbollistët shqiptarë Strakosha, Kumbulla dhe Rrahmani.

Gardiani kuqezi u vlerësua pozitivisht nga mediat italiane për dy pritjet deçizive në pjesën e parë dhe të dytë duke u rikthyer në formën e mëparshme.

Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani realizoi një paraqitje mbresëlënëse duke markuar më së miri golashënuesin më të mirë të Europës Ciro Immobile, i cili nuk arriti të shënonte në këtë takim, transmeton “Panorama Sport”.

Fundamenti

Ndërsa qendërmbrojtësi kuqezi Marash Kumbulla vuajti shumë në aspketin fizik gjatë markimit të Caisedos.

Ja vlerësimet e mediave sportive italiane për 3 lojtarët shqiptarë në takimin Lazio-Verona.

Tomas Strakosha (6.5) – Vendimtar në të paktën dy raste. Në pjesën e parë ndali Pesinën, në të dytën Borinin. Shumë i qetë në ndërhyrjet e tjera duke u kthyer në nivelet e larta.

Amir Rrahmani (6.5) – Jemi mësuar me vendosmërinë e tij, përballoi më së miri Imobilen me jo pak vështirësi. Sot ai mbeti thatë.

Marash Kumbulla (6) – Pati vështirësi në aspektin fizik dhe teknik në duelet me Kaisedon. Megjithatë, e ruan balancën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.