UBT

Ja çfarë ndodh nëse bëni vetëm pesë orë gjumë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Një studim i ri ka gjetur një lidhje në mes të sasisë së gjumit dhe sistemit imun, duke treguar se si gjumi mund të ndikojë në ftohje dhe grip.

Studimi i kryer nga “National Health and Nutrition Examination Survey”, ku u analizuan rreth 22,000 të rritur, gjeti se mungesa e gjumit të mjaftueshëm dobëson aftësinë e trupit për t’i rezistuar ftohjes dhe gripit.

Sipas studimit, ata të cilët bënin vetëm pesë orë gjumë gjatë natës kishin 20% më shumë gjasa që të ftohen – dhe 50% më shumë gjasa që të merrnin ndonjë infeksion, se sa ata të cilët bëjnë shtatë orë gjumë, transmeton Gazeta Express.

Fundamenti

Gjithashtu, ata që bëjnë vetëm pesë orë gjumë gjatë natës kanë 88% më shumë gjasa që të marrin infeksion në gjoks.

Këto rezultate tregojnë një lidhje të qartë në mes të gjumit dhe mirëqenies së përgjithshme fizike.