Fundamenti

Ja çfarë ndodh me trurin kur në vend të ëmbëlsirave hamë pemë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Ky zbulim do të mund të jepte dritë faktit se pse e kemi të vështirë t’u përmbahemi dietave. Një ditë më herët jeni shikuar në pasqyrë dhe keni vendosur për dietë dhe, përkundër kësaj keni vendosur të hani diçka të dëmshme. Një studim zbulon çfarë ndodh në tru kur në vend të pemëve përcaktoheni për ëmbëlsira.

Eksperimenti me ngjyra

Për studim ishin skanuar 20 vullnetarë, truri i tyre, duke matur aktivitetin e trurit të tyre duke injektuar kemikate radioaktive. Incizimet e trurit ishin në ngjyra. Pjesëmarrësve u ishin paguar 1,5 dollarë të gjejnë hapësirat e kuqe dhe 0,25 dollarë për të gjelbrën. Në hapin tjetër nuk kishin fituar shpërblime për gjetjen e ngjyrave. Dhe, tani pason befasia. Edhe pse nuk ju ishte paguar të gjejnë ngjyra të caktuara, në mënyrë automatike ishin përqendruar në gjetjen e objekteve me ngjyrë të kuqe.

RCCOLA

Shpërbleni veten me diçka që pëlqeni të bëni

Kur na duket se shikojmë pjekurina, truri fillon të sekretojë dopaminë shkaku i kënaqësisë, edhe pse në atë moment nuk dëshirojmë të hamë pjekurina. Aty na duhet vetëkontroll. Vetëkontrolli është proces i vështirë dhe ndikon në aftësinë që të mos dëshirojmë diçka që nuk është e shëndetshme.

(Kosova Sot)