ARKATANA

Ja çfarë kushte duhet t’i plotësoj Blloku – Vetëvendosjes deri nesër

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Lëvizja Vetëvendosje që prej fillimit kishte paraqitur kushtet e saj në këmbim të mbështetjes së “Qeverisë së Shpresës” që po mëton të krijohet nga Blloku LDK-AAK-Nisma. Mirëpo përderisa minutat po kalojnë, një marrëveshje përfunditmare nuk është arritur ende.

Gazeta “Zëri” brenda partive të bllokut ka arritur të siguroj dokumentin zyrtarë të marrëveshjes, i cili duhet të nëshkruhet deri nesër.

Sipas burimeve të Zërit, nëse LDK- AAK-NISMA deri të dielën e nënshkruajnë këtë dokument, atëherë VV do të bëhet pjesë e qeverisë, ku deputetët e saj pritet ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër.

Nëse dokumenti refuzohet të nënshkruhet, atëherë deputetët e Albin Kurtit nuk do ta mbështesin Isa Mustafën për kryeparlamentar e as Haradinajn për kryeministër./zeri/

—————————————————
Më poshtë po ju sjellim tekstin e draft marrëveshjes ndërmjet LDK’së, VV’së, NISMA’s dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Ky është teksti i plotë i draft marrëveshjes:

Marrëveshja e partneritetit ndërmjet koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizjes Vetëvendosje

Prishtinë, 07 korrik 2014

Pas zgjedhjeve të 8 qershorit 2014, më shumë dhe më shpejt se kurrë më parë, Republika e Kosovës duhet të shpëtohet nga kapja e shtetit dhe korrupsioni. Njëkohësisht duhet t’i hapte rrugë zhvillimit ekonomik që sjell punësim dhe politikave qeveritare transparente e llogaridhënëse ndaj Kuvendit të Kosovës dhe qytetarëve të Republikës.

Të përkushtuar ndaj interesave shtetërore dhe nacionale, si dhe ndaj të drejtave dhe nevojave qytetare, subjektet e koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizja Vetëvendosje! zotohen se Qeveria e re do të mbështes dhe sigurojë:

I. Dialog parimor, kualitativ dhe të përgatitur mirë e i cili nënkupton:

1) Vlerësimin e dialogut të deritanishëm me Serbinë të zhvilluar gjatë viteve 2011-2014 përmes një komisioni hetimor parlamentar;

2) Dërgimin e marrëveshje së 19 prillit 2013 në Komisionin e Venedikut për vlerësimin ligjshmërisë, kushtetutshmërisë dhe përputhjes së saj me standardet të të drejtave të njeriut;

UBT

3) Fillimin e dialogut të hapur demokratik me pakicën serbe në Kosovë për integrim nëpërmjet zhvillimit ekonomik e shoqëror;

4) Fillimin e dialogut me Departamentin për Zgjerim të Bashkimit Evropian për obligimet e Kosovës në procesin përmbajtjesor integrues drejt anëtarësimit të plotë në BE, duke përfshirë këtu edhe dialogun me BE-në për dialogun me Serbinë.

5) Lëvizja Vetëvendosje merr përsipër të udhëheq procesin e dialogut;

6) Vendimet për çështjen e dialogut përmes mekanizmit të konsensusit të katër subjekteve politike nënshkruese të kësaj marrëveshje
II. Zhvillim ekonomik të qëndrueshëm e kualitativ i cili nënkupton:

1) Vlerësimin e tërë procesit të privatizimit përmes krijimit të një komisioni hetimor parlamentar

2) Investimin në rritjen e vlerës së Trepçës (së cilës i dedikohet një ligj i posaçëm) si dhe të KEK’ut e PTK’së;

3. Vendimet për këta gjigandë ekonomikë të Kosovës dhe për privatizimit e mundshme në të ardhmen merren përmes mekanizmit të konsensusit të katër subjekteve nënshkruese të kësaj marrëveshje.

III. Luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar i cili nënkupton:

1)Sundimi i ligjit nuk negociohet. Ligjet do të zbatohen me përpikëri dhe përkushtim nga të gjithë zyrtarët e secilit institucion shtetëror;

2)Korrupsioni do të luftohet çdo kund e tërë kohën, duke filluar aty ku është më i larti dhe më i rëndi. Do të aprovojmë ligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, ligjin antimafia dhe ligjin antikorrupsion;

3) Agjencionet e pavarura shtetërore dhe ndërmarrjet publike do të çlirohen nga militantët dhe agjentët partiakë.
Pas dy viteve të kësaj Qeverie të re subjektet nënshkruese të kësaj marrëveshjeje do të ulen për të vlerësuar nëse janë arritur objektivat dhe janë plotësuar kushtet që vendi të shkojë në zgjedhje të lira dhe demokratike./express/