Eko Higjiena

Ja çfarë i tha televizionit slloven, Ramush Haradinaj

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjatë ditës së djeshme, lideri i AAK-së ka dhënë një intervistë për televizionin slloven ku e ka quajtur nonsens ndalimin e tij.Sipas tij është e pakuptimtë sepse fletë-arresti ishte nga një shtet që nuk ekziston më, nga Serbia-Mali i Zi.

“Unë kam kaluar përmes procedurave dhe rregullave ligjore nga ato më të larta pra të Kombeve të Bashkuara”, tha Haradinaj.

Uji Dea

“Unë kam udhëtuar gjithkah nëpër botë përveç në Slloveni. Ne ishim shumë të hapur me shoqërinë sllovene në të gjitha dimensionet, përfshirë edhe ekonominë por veprimi i fundit ka ndryshuar shumë gjëra”, transmeton Express.

“Sjelljet e Sllovenisë janë të gabuara dhe kjo do të thotë se keni nostalgji për ish-Jugosllavinë apo jeni duke bashkëpunuar me Beogradin në një marrëveshje të fshehtë”.