Hidromorava

Ja çfarë duhet të hani këtë dimër

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Jemi në sezonin kur të gjithë, në punë, shkollë, shtëpi, duken të sëmurë. Por, nëse doni të shmangni viruset e dimrit ndërkohë që netët ftohen, duhet të dini që zgjedhja e dietës së duhur mund të ketë një efekt të fuqishëm.

Sophie Michell, shefe gatimi dhe autore e shumë librave për gatim, nga veriu i Londrës, ka ndarë me femrat 10 ushqimet që duhet të konsumojnë këtë sezon për të luftuar ftohjen dhe gripin.

Hudhër

Mund të shkaktojë erë të keqe në gojë, megjithatë, përfitimet e shumta që sjell hudhra në shëndet na bëjnë ta harrojmë erën e keqe.

“Nuk është gjëja më e shijshme, por ka veti shumë të mira anti-virale”, thotë Sophie.

Nëse nuk mund ta hani atë të gjallë, përfshijeni në gatime të ndryshme.

Boronica

Ky superushqim vjen me përfitime të shumta shëndetësore. Prandaj është ushqimi perfekt për të mbështetur sistemin imunitar në luftën kundër viruseve të dimrit.

“Është një antioksidues i fuqishëm, e mirë për t’u konsumuar e freskët, si çaj, marmelatë apo e thatë, dhe mund ta përfshini në lëngje të ndryshme.

Supa e pulës e gatuar në shtëpi

Thonë se supa e pulës është e mirë për shpirtin. Duhet shtuar se është e mirë edhe për trupin gjithashtu, pasi është një nga gatimet më të mira për të luftuar gripin.

GRANDEMALL

“Ka veti anti-virale, plus që ju bën të ndiheni më mirë kur jeni pak të dobët ose keni të ftohtë”, thotë Sophie.

Patatet e ëmbla

Perimet me rrënjë portokalli duhet të hahen me bollëk nëse doni të parandaloni ftohjen, thotë Sophie.

“Ato janë të pasur me beta-karotene, që kthehet në vitaminën A.

“Vitamina A nga ana tjetër ndihmon në përmirësimin e sistemit dgjestiv dhe bllokon bakteret e dëmshme, që shkaktojnë ftohjen”, shpjegon ajo.

Bajamet

Ekspertët e shëndetit sugjerojnë gjithmonë që të zëvendësoni biskotat e yndyrshme me një grusht me bajame kur jeni të uritur,

Këto fruta të thata përmbajnë gjithashtu një sërë përfitimesh shëndetësore, që mund t’ju ndihmojnë në luftimin e baktereve, sipas Sophie.

Kos

Kosi ju mban të shëndetshëm dhe në formë gjatë gjithë dimrit.

“Ai lufton bakteret e këqija ndërkohë që ushqen bakterin e mirë”, thotë Sophie.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.