Ja çfarë duhet të bëni për të hequr problemet me acidet në lukth

Problemet me tretjen dhe acidet në lukth zakonisht shfaqen kur hamë ushqim jo të shëndetshëm. Prandaj duhet të hani ushqim të shëndetshëm dhe të lehtë. Alkooli, kafeina, lëngjet e gazuara dhe artificiale nuk janë aspak të dobishme për shëndetin.
Mos pini alkool dhe lëngje të gazuara, më parë përcaktohuni për lëngje natyrale që ju ndihmojnë te problemet e ndryshme. Po ashtu konsumoni pemë dhe perime. Pini jogurt ose kefir që riparojnë mukozën e zorrëve dhe të lukthit. Kjo membranë mukoze mund të dëmtohet kur përdoren antibiotikë, prandaj atëherë sugjerohet të konsumoni edhe probiotikë-kefir.
Hani ushqim më të lehtë, drithëra, e lakra turshi po ashti është e shkëlqyeshme për traktin tretës. Pakësoni duhanin apo ndalojeni krejt sepse ndikon negativisht.
(Kosova Sot)