Eko Higjiena

Ja çfarë duhet të bëni ku ju bie tensioni gjatë këtyre ditëve të nxehta

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në momentet kur e vëreni që tensioni juaj është i ulët, gjëja e parë që duhet të bëni është që të shtriheni, të ngrini këmbët lart dhe të sigurohuni që të keni liruar veshjen apo rripin, në mënyrë që të lejoni qarkullimin e gjakut në tru dhe në zemër.

Në situata emergjente, si për shembull në rastin e rënies të menjëhershme të tensionit, duhet të pini një gotë me ujë dhe sheqer ose thjesht të vendosni një lugë me sheqer në gjuhë. Efekt të njëjtë ka edhe pirja e kakaos, kafesë dhe e çajit, pasi të gjitha mundësojnë ngritjen e tensionit.

UBT

Sa i përket personave që vuajnë shpesh nga tensioni i ulët ata duhet të bëjnë kujdes kryesisht me ushqimet që konsumojnë. Ata duhet të evitojnë në mënyrë të veçantë të ngrënit me sasi të mëdha. Po kështu duhet të bëjnë shumë aktivitet fizik, por duhet të mos dalin gjatë orëve më të nxehta apo të kryejnë sforcime të tepruara.

Ndonjëherë duhet të keni parasysh të bëni dush të ftohtë, pasi ai lehtëson hapjen e venave të gjakut. Gjatë dushit këshillohet edhe përdorimi i rozmarinës. Gjithashtu është e nevojshme që të konsumoni një sasi më të madhe të kripës, sigurisht duke mos e ekzagjeruar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.