Hidromorava

Ja arsyet pse kanë dështuar investimet e huaja në Kosovë

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Politika jostabile në Republikën e Kosovës si në çdo sektor që shkon keq, ka ndikuar edhe në rënien e investimeve të huaja në vend.

“Por këta nuk janë te interesuar për këtë gjë, sepse një popull të varfër e sundon me lehte. Është utopike të kërkohet nga te korruptuarit luftimi i krimit dhe korrupsionit. Askush s’mund ta luftoje dhe vetveten ta dërgojë ne burg!”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”

Politika jostabile në Republikën e Kosovës si në çdo sektor që shkon keq, ka ndikuar edhe në rënien e investimeve të huaja në vend.

Sipas analistëve, rënia e investimeve të huaja në Kosovë kanë ndodhur për shkak të një imazhi të keq të fituar karshi ndërkombëtarëve, për shkak të politikës kosovare e cila e ka humbur besimin në këtë pikë, pasiqë në medie shpeshherë është raportuar se pa haraç as në nivelin komunal, e as në atë qendror në 20 vitet e fundit nuk mund të investosh.

Por a do të arrijë qeveria në ardhje që të sjellë investime nga jashtë duke pas parasysh historikun e më hershëm që ka pasur rënie nga mos puna e politikës kosovare?

Në lidhje me këtë temë për “Kosova Sot Online”, foli analisti dhe njohësi i ekonomisë, Faik Krasniqi, cili tha se as edhe në këtë fushatë zgjedhore nuk ka diçka konkrete rreth zhvillimit ekonomik.

Fundamenti

“Gjatë kësaj fushate parazgjedhore, nga asnjë parti nuk kemi parë asgjë konkrete për zhvillim ekonomik, por edhe në fusha tjera. Kemi dëgjuar vetëm retorika boshe dhe populiste. Akuza dhe kunderakuza”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, deri sa nuk ka parë diçka konkrete rreth investimeve të huaja, nuk mund të thotë që këta do t’ia arrijnë të sjellin ndonjë investitor në Kosovë.

“Edhe sikur ta kenë në letër për investimet e huaja, prapë se prapë partive që e kanë shijuar pushtetin një herë ose me shumë, nuk ju besoj aspak. Këta po i ngufasin bizneset vendore, e lëre më të sjellin investitorë nga jashtë. Sikur këta të kishin qenë të interesuar ta zhvillojnë ekonominë, do e kishin krijuar një fond dhe përmes atij fondi do kishin përkrahur bizneset fillestare dhe ato ekzistuese që hapin vende të reja të punës”, shtoi Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Tutje, Krasniqi ka shtuar se me ndarjen çdo vit të vetëm 10 përqind të buxhetit për këtë fond të zhvillimit, brenda 5 viteve në Kosovë do te kishte një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe zbutje të ndjeshme të papunësisë.

“Por këta nuk janë te interesuar për këtë gjë, sepse një popull të varfër e sundon me lehte. Është utopike të kërkohet nga te korruptuarit luftimi i krimit dhe korrupsionit. Askush s’mund ta luftoje dhe vetveten ta dërgojë ne burg!”, përfundoi Krasniqi për “Kosova Sot Online”.