Ja arsyet përse nuk keni nevojë për darkën e vonë

Ekspertët theksojnë se nuk duhet konsumuar ushqim pas orës 19 dhe shpjegojnë se darka e vonë mundet të jetë e rrezikshme për shëndetin. Kardiologët këshillojnë që personat e rritur nuk do të duhej të konsumojnë ushqime pas orës 19, apo së paku dy orë para gjumit.
Rezultatet e studimit të bërë, në të cilin studim kishin marr pjesë 720 njerëz, mosha mesatare 53 vjeç dhe që vuanin nga shtypja e lartë e gjakut, ka treguar se ata që kishin konsumuar dy orë para gjumit, shtypja e gjakut ju kishte mbetur e lartë.
Ekspertët konsiderojnë se arsyeja për këtë është se ushqimi sjell prodhimin e hormoneve të stresit në momentet kur do të duhej që të ishte i ultë.
Njerëzit që vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut më shumë janë të prirë për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, e nëse shtypja e gjakut nuk ju bie gjatë natës (në mënyrë që organizmi njerëzor të funksionojë si duhet), rreziku shtohet. Ata që e kanë shprehi të hanë vonë, tre herë më shumë i qasen rrezikut, pohojnë ekspertët. Mjekja Ebru Ozpelit, e cila është marrë me studimin, thotë: “Shujtat e vona ngritin shtypjen e gjakut, I cili në fakt do të duhej të ulet për 10 për qind gjatë gjumit”.
(Kosova Sot)