Fundamenti

Ja 10 mënyrat se si uji mund t’iu vrasë!

/ 12 minuta lexim
Uji Dea

Sasia e ujit në trupin e njeriut varion nga 55 për qind deri në 78 për qind ujë në varësi të madhësisë së trupit. Si rregull pranohet se 2/3 e trupit përbëhet nga uji, i cili është komponenti kryesor i trupit të njeriut. Funksionet e ujit në trupin e njeriut janë me rëndësi jetike. Sepse uji: Transporton lëndët ushqyese dhe oksigjenin në qeliza; Ndihmon në procesin e metabolizmit; Mbron organizimin tonë jetësor; Ndihmon organet tona për të absorbuar ushqyes të mire; Rregullon temperaturën e trupit; Heq helmet; Mbron dhe lagështon artikulacionet tona.

Rreth 80 për qind e indit trunor përbëhet nga uji, e rëndësishme është që truri juaj të jetë i hidratuar. Testimet klinike kanë treguar që dehidrimi redukton kujtesën afatshkurtër dhe koncentrimin. Në tru uji u ndihmon proteinave, enzimave dhe materieve ushqyese për të arritur në destinacionin e tyre. Kur trupi është i dehidruar, lëngjet lëvizin më ngadalë. Por në rrethana të caktuara, uji mund të shkatërrojë shumë gjëra, dhe në mënyra mjaft interesante.

10 – Hipotermia
Hipotermia është një gjendje në të cilën temperatura e trupit bie nën temperaturën e kërkuar për funksionimin normal të trupit dhe të metabolizmit. Për njerëzit, ky prag është përcaktuar të jetë 35.0 °C (95.0 °F). Nëse ju ekspozoheni ndaj të ftohtit dhe mekanizmat tuaj të brendshëm nuk janë në gjendje të prodhojnë energjinë që po humbet, ndodh rënia e temperaturës. Me rënien e temperaturës së trupit, fillojnë të shfaqen simptoma karakteristike të tilla si drithma dhe konfuzion mendor. Nxehtësia humbet më shpejt në ujë se në tokë. Temperaturat e ujit, ashtu si dhe temperatura e ajrit, mund të çojë në hipotermi. Për shembull, temperatura e ujit prej 10 °C (50 °F) mund të çojë drejt vdekjes brenda më pak se një orë, dhe temperaturat e ujit në ngrirje mund të çojnë drejt vdekjes për më pak se 15 minuta. Një shembull i dukshëm i kësaj dukurie është fundosja e Titanikut, në të cilën pjesa më e madhe e njerëzve që u zhytën në temperaturën 2 °C (28 °F) vdiqën në një fraksion kohe prej 15 – 30 minuta.

9 – Përvëlimi
Përvëlimi është një formë e djegies e shkaktuar nga lëngjet e nxehta që bien në kontakt me lëkurën. Pjesa më e madhe e djegieve konsiderohen të shkallës së parë dhe të dytë, por djegiet e shkallës së tretë apo të katërt ndodhin si rezultat i kontaktit të gjatë me ujin përvëlues. Vdekja përmes ujit të vluar është një shembull i mënyrës se si uji është i rrezikshëm. Ajo është një metodë ekzekutimi sipas së cilës një person vritet duke u zhytur në ujë të vluar. Edhe pse nuk është shumë e përdorur në krahasim me format e tjera të ekzekutimit, vlimi deri në vdekje ka qenë përdorur në shumë vende të Europës dhe Azisë. Ekzekutimet e këtij lloji shpesh kryheshin duke përdorur një enë të madhe si kaldaja apo kazan. Në varësi të mizorisë së synuar, viktima ose futej në ujë para se ai të vlonte ose i futej koka në ujin tashmë të vluar. Qëndrimi për një kohë të gjatë në ujin e kësaj temperature, shkakton padyshim djegie të shkallës së katërt. Kjo shkatërron epidermën dhe dermën, duke çuar në prishjen e yndyrnave që ndodhen nën lëkurë. Eventualisht, muskujt do të ishin të ekspozuar ndaj nxehtësisë duke çuar në dëmtim të arterieve kryesore dhe venave.

8 – Orteku i dëborës
Akulli është thjesht ujë i ngrirë në një gjendje solide. Ai shfaqet në shumë forma, si për shembull flokët e dëborës. Flokët e dëborës mund të jenë të parrezikshme individualisht, por fuqia e tyre rritet kur rritet dhe numri i tyre. Një ortek është një masë e madhe flokësh dëbore, potencialisht e rrezikshme, që zbret poshtë një shpati apo një terreni të pjerrët. Ortekët zakonisht krijohen në zonat ku sasia dhe fuqia e dëborës tejkalon fuqitë mekanike që mbajnë nën kontroll ato. Pas krijimit, ortekët zakonisht rrisin shpejtësinë dhe rriten në përmasë dhe volum, duke qenë se ngarkohen me më shumë dëborë gjatë lëvizjes. 85.7% të vdekjeve të shkaktuara nga ortekët vijnë si rezultat i asfiksimit. Kjo “maskë akulli” e padepërtueshme, mund të ju asfiksojë brenda 30 minutash. Gjatë Luftës Parë Botërore, rreth 40 mijë deri në 80 mijë ushtarë kanë vdekur si rezultat i ortekëve gjatë betejave në alpe dhe male.

7 – Sëmundjet që transmetohen përmes ujit
Sëmundjet që transmetohen përmes ujit shkaktohen nga mikroorganizma që transmetohen nëpërmjet ujit të pijshëm të ndotur. Në të gjithë botën, forma më e zakonshme e ndotjes së ujit ndodh si rezultat i derdhjes së ujërave të zeza. Infektimi zakonisht ndodh gjatë larjes, pirjes apo përgatitjes së ushqimit. Forma më e zakonshme e sëmundjeve të shkaktuara nga uji janë diarretë. Kjo sëmundje prek më shpesh fëmijët e vendeve të botës së tretë dhe vendeve në zhvillim, dhe është përgjegjëse për vdekjen vjetore të rreth 1.8 milion fëmijëve. Parametrat e cilësisë së ujit të pijshëm ndahen në dy kategori: mikrobiologjike dhe kimike. Parametrat mikrobiologjikë përfshijnë bakterin Koliform, E. Koli dhe mikroorganizma patogjen specifik të baktereve, viruseve dhe paraziteve protozoar. Parametrat kimikë përbëjnë më shumë një risk të sëmundjeve kronike. Për shembull, 60 milion njerëz është numri i matur i personave që janë helmuar nga uji i pijshëm, për shkak të sasisë së klorit në të.

Mobi Casa

6 – Të mbajturit e urinës
Uji është një element i rëndësishëm mbijetese, dhe konsumimi i ujit çon në mënyrë të pashmangshme në urinim. Në përgjithësi ka ekzistuar një mit mjekësor rreth kësaj: “A vdes njeriu nëse mban urinën?”. Kjo vdekje është indirekte: kur mbahet urina shkaktohet një infeksion urinar (që mund të çojë drejt vdekjes), por ju nuk mund të vdisni nga shpërthimi i fshikëzës thjesht sepse nuk shkoni në tualet. Muskujt urinar shtrëngues e bëjnë fizikisht të pamundur që të prodhohet apo mbahet urinë në fshikëz deri në pikën e shpërthimit. Kur njeriu ka kapsllëk, veshkat janë të parat që preken. Në rastin e përpjekjes për të mos urinuar, trupi do të mbrojë veshkat duke reaguar fort, duke detyruar muskujt shtrëngues të mos bëjnë rezistencë dhe që personi të urinojë menjëherë. Ndryshe nga besimi i përgjithshëm, Tycho Brahe nuk vdiq asnjëherë “për shkak se mbajti urinën në tavolinë për shkak të mirësjelljes”. Shkaku real i vdekjes supozohet të jetë guri në veshka që bën të pamundur që dikush të urinojë. Bllokimi çon fillimisht në dëmtimin e veshkës dhe më pas në vdekjen e personit.

5 – Kushtet e rrezikshme të ngarjes së makinës
Ka një sërë arsyesh se pse është potencialisht e rrezikshme të ngasësh makinën në shi. Shiu i bën rrugët e rrëshqitshme, sidomos kur nuk ka rënë shi për një kohë të gjatë. Kjo ndodh sepse substanca të yndyrshme si lubrifikantët dhe vaji rrjedhin nga makina ndërkohë që ajo është në lëvizje, dhe këto substance akumulohen në sipërfaqen e rrugës deri në momentin që vetëpastrohen. Shiu i parë mund të pastrojë këto materiale të yndyrshme, duke krijuar një pjesë të lëmuar dhe të rrëshqitshme në sipërfaqen e rrugës, gjë që e bën lëvizjen me makinë shumë të rrezikshme. Shirat e forta mund të shkaktojnë dhe të krijojnë pellgje të mëdha me ujë në sipërfaqet në rrugë, të cilat mund të shkaktojnë rrëshqitjen në ujë. Gjithashtu, rrugët e dëmtuara dhe me gropa të mëdha mund të mbushen me ujë duke e bërë të pamundur të kuptuarit e rrezikut që ato përbëjnë për sigurinë e jetës. Për më tepër, shirat e mëdha dobësojnë shikueshmërinë, duke u shndërruar në një kërcënim madhor: njerëzit nuk janë në gjendje të dallojnë makinat e tjera, këmbësorët dhe rreziqet në rrugë. Është përllogaritur se mbi 3 mijë njerëz vdesin çdo vit për shkak të aksidenteve të lidhura me shiun. Dhe kjo vetëm në ShBA.

4 – Elektroshok
Edhe pse uji në vetvete nuk prodhon elektricitet, çdo lloj përbërësi, si për shembull kripa në ujë, e shndërrojnë atë në një përçues shumë efektiv. Kur kripa shpërbëhet në ujë, ajo ndahet në jone pozitive natriumi dhe jone negative kloriumi. Këto ngarkesa të kundërta, si polet pozitive të një baterie, krijojnë potencialin për një përçim të efektshëm. Cilësitë përçuese të ujit e bëjnë atë shumë të rrezikshëm, pasi lejon që rryma elektrike të transmetohet përmes ujit me një shpejtësi të madhe dhe të tronditë çdo person në kontakt me ujin. Shoku elektrik ndodh kur trupi i njeriut është në kontakt me një burim elektriciteti që shkakton një rrymë të mjaftueshme në lëkurë, muskuj dhe flokë. Rryma të mëdha që kalojnë në trup e bëjnë të pamundur që personi që përjeton shokun elektrik të lëshojë apo ët shkëputet nga objekti që përçon rrymën elektrike. Edhe pse jo gjithmonë pasojë është vdekja, rrymat e mëdha mund të shkaktojnë dridhje të zemrës, të dëmtojnë indet. Për shembull, në 2012, dy djem pësuan shok elektrik ndërkohë që notonin në një liqen në Knoksvill, Tenesi. Nga sa u zbulua, një barkë që kalonte aty pranë kishte patur tela eklektikë që kishin rënë në kontakt me ujin. Pesë të rriturit që u hodhën në ujë për të ndihmuar djemtë, pësuan gjithashtu shok elektrik.

3 – Tortura me ujë e kinezëve
Tortura me ujë e kinezëve, është një proces në të cilin uji hidhet ngadalë në pjesën e përparme të fytyrës së një personi, duke shkaktuar idenë e mbytjes tek personi që e përjeton. Hippolytus de Marsiliis, i lindur në Itali në 1451, është personi të cilit i atribuohet shpikja e një torture të tillë. Pasi kishte vëzhguar se si pikat e ujit që binin një nga një mbi gur krijonin një gropë në të, ai vendosi ta provonte këtë metodë me njerëzit. Termi “Tortura me ujë e kinezëve” është përdorur vetëm për t’i dhënë një konotacion misterioz konceptit. Një dokument që raportonte përdorimin e kësaj forme torture gjatë inkuizicionit spanjoll, thotë: “Viktimat lidheshin që të mos ishin në gjendje të lëviznin, dhe një sasi uji i ftohtë ose i ngrohtë hidhej ngadalë në fytyrën e tyre. Balli konsiderohej pjesa më e përshtatshme për të ushtruar këtë lloj torture, për shkak të ndjeshmërisë së tij: të burgosurit mund të shihnin çdo pikë uji që vinte, dhe pas një kohe të gjatë ata gradualisht fillon të kishin halucinacione dhe të perceptonin krijimin e një grope në pjesën qendrore të ballit.

2 – Tsunami
Tsunami është një sasi e madhe valësh ujore që shkaktohet nga zhvendosja e një volumi të madh uji, zakonisht nga një oqean apo liqen i madh. Tërmetet, shpërthimet vullkanike, rrëshqitjet e tokës, akullnajat, ndikimi i meteorëve dhe ndikime të tjera që ndodhin mbi ose nën ujë, ta gjitha kanë potencialin për të gjeneruar tsunamin. Ndërkohë që gjatësia e valëve të erës së përditshme është rreth metra, një tsunam në thellësi të oqeanit ka një gjatësi vale prej 200 kilometrash, dhe një valë e tillë lëviz me shpejtësi mbi 800 km/orë. Tsunami shkakton dëme përmes dy mënyrave: përmes forcës shkatërruese të objekteve dhe përmes fuqisë shkatërruese të përmbytjeve. Edhe pse ndikimi i tsunamit kufizohet në zonat bregdetare, fuqia e tyre shkatërruese mund të jetë e jashtëzakonshme dhe mund të prekë të gjithë bazën oqeanike. Në 2004, tsunami në oqeanin Indian ishte një ndër fatkeqësitë natyrore që shkaktoi mbi 230 mijë vdekje në 14 vende në kufi me oqeanin Indian.

1 – Helmimi nga uji
Intoksikimi nga uji, i njohur ndryshme dhe si helmimi nga uji apo hiponatremia deluzionale, është një çrregullim fatal në funksionet e trurit, që ndodh kur balanca normale e elektroliteve në trup prishet për shkak të mbi hidratimit. Nën kushte normale, konsumimi i ujit të tepërt është jashtëzakonisht shumë i rrallë. Pothuajse të gjitha vdekjet e lidhura me intoksikimin nga uji, tek individët normal, kanë ardhur si rrjedhojë e përmbajtjes së ujit të pijshëm apo konsumimit të tepërt të ujit gjatë kryerjes së ushtrimeve fizike, periudhë në të cilën elektrolitet nuk funksionojnë plotësisht. Edhe konsumi i tepërt i ujit mund të shkaktojë intoksikim nga uji. Uji, si çdo substancë tjetër mund të konsiderohet si helm, kur mbi konsumohet në një periudhë të caktuar kohore.