HW

Izmi Zeka vjen me librin e katërtë publicistik “Vlerësime dhe Opinione”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Para pak ditësh, historiani, publicisti dhe veprimtari politik, Izmi Zeka, përmes Shtëpisë Botuese “Beqir Musliu”, botoi librin e tij më të ri, “Vlerësime dhe opinione”, libër ky i zhanrit publicistikë dhe i katërti i këtij autori.

Po sjellim me këtë rast, një vlerësim të shkurtër të redaktorit të këtij libri, z. Nexhat Rexhës.

Libri “Vlerësime dhe opinione”, në tërësinë e shtjellimit ka artikulime në tri kohë. Ato bartin ndërgjegjen e të kaluarës që shpërndajnë mesazhin më të arsyeshëm, sepse sakrifica,largpamësia e ideologëve në parashtrimin e ideve të tyre në të gjitha fazat e jetës i ka dhënë mesazhin më të mirë për historinë e njerëzimin.

HW

Pastaj në pjesën “Për mesazhet dhe integrimet”, shtjellohen tema të komplikuara, të cilat të rikujtojnë vlimet e gjata e të dhembshme nëpër kohë. Këtu autori sugjeron dhe qorton faktorin politik të sotëm në rrugëtimin e shtetit të ri të Kosovës.

Në dy kapitujt e fundit, mesazhet janë të qarta e të prekshme. Izmi Zeka me përgjegjësi ka prekur realitetin e ditëve tona. Këto paarritshme kanë peshën e vet sepse fjala thuhet në kohën e duhur.

Konsideroj, se trajtimet në libër kanë shtjellim të mjaftueshëm, ato aktualizojnë pjesë të historisë sonë. Vetë lëvizja e lirë nëpër shtete të Evropës për qytetarët e Kosovës, saktëson mungesën e demokracisë. Kjo barrë është trashëgimi e periudhës së totalitarizmit e që pasojat e kësaj kohe edhe më tej po i bartin qytetarët e Kosovës mbi supet e tyre. Autori me vëmendje ka paraqitur këto rrjedha, sa historike aq d dhe aktuale, duke i dhënë librit qartësi shkencore, si dhe ka arritur me sukses t`i afrojë lexuesit njohje të reja në problematikën e shtruar në libër./sabit rrustemi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.