ARKATANA

Italianët e krahasojnë Berishën me Mendietan

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Mediat italiane e kanë kritikuar Valon Berishën për paraqitjen e tij të zbehtë për Lazion në ndeshje me Empolin mbrëmë. Debutimi i Valon Berishës me Lazion nga minuta e parë ka qenë dëshpërues, shkruan Gazeta Express.

Madje, mediat italiane kanë nisur ta krahasojnë futbollistin kosovar me ish-futbollistin spanjoll, Gaizka Mendieta, i cili ishte transferuar tek “Biancocelesti” si yll, por që doli të ishte një dështim total në kryeqytetin italian.

“Berisha duket një rast i ri si Mendieta”, kanë shkruar mediat italiane.

“Humbet topa, i lë prapa në kohë bashkëlojtarët, e vonon çdo aksion dhe kthehet gjithmonë prapa. Një dizastër total kundër Empolit. I paguar 8,5 milionë euro, në shtëpinë e Lazios duket se Berisha është kthyer thuajse në një rast të njëjtë me Mendietan”, shkruan “cittaceleste.it”.

Berisha luajti 77 minuta në ditën e ditëlindjes së tij dhe më pas ia lëshoi vendin futbollistit Milan Badelj.

Madje, futbollistit kosovar ia kishte bërë një dhuratë Luis Alberto, i cili nuk ndihej mirë dhe nuk luajti.

Mobi Casa

Mirëpo, përfaqësuesi kosovar jo që nuk arriti ta mbulonte mungesën e tij, por dëshpëroi me paraqitjen e tij.

Vitin e kaluar, Berisha ishte njëri prej mesfushorëve më të mirë në Europa League dhe për këtë e kishte transferuar Lazio nga Salzburgu.

Mirëpo, fillimisht e përshkuan lëndimet, ndërsa më pas nuk mundi të ambientohej si duhet.

Berisha nuk ka arritur asnjëherë ta bind trajnerin Simone Inzaghi.

Gjatë janarit flitej për një largim të tij të mundshëm nga ekipi italian, por në fund vendosi të qëndrojë në Itali, së paku deri në verë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.