United Hospital

Itali: Vetëvritet shqiptarja që shkatërroi grupin e prostitucionit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shqiptares bashkëpunuese, Italia nuk i dha mbrojtjen e premtuar. Mediat italiane shkruajnë se shqiptarja 46-vjeçare, e cila bashkëpunoi me autoritetet italiane për të shkatërruar një grup mafioz që shfrytëzonte vajzat për prostitucion, ka vrarë veten, duke u hedhur nga ura.

Sipas medieve, thuhet se Adelina Sejdini, e cila kishte lindur në Durrës, falë bashkëpunimit të saj me policinë, çoi në arrestimin e 40 personave dhe 80 të tjerë u kallëzuan penalisht. Të gjithë të arrestuarit ishin pjesë e mafies shqiptare që kontrollonte shfrytëzimin e prostitucionit në gjithë Italinë.

Sipas medieve, ajo kishte frikë të kthehej në Shqipëri ngase mund ta vrisnin ata të cilët i kishte çuar pas hekurave.

“Nëse kthehem në Shqipëri, jam grua e vdekur, kam frikë se mos më vrasin ata që janë arrestuar atëherë”, kishte thënë ajo.

Ajo për vite me radhë kishte kërkuar statusin e refugjatit në Itali, por që gjithmonë i është refuzuar. Shteti italian i premtoi mbrojtje në mënyrë që ajo të denonconte tutorët e saj, por pavarësisht kësaj, një mbrojte të tillë ajo nuk e mori kurrë.

UBT

Sejdini jetonte në Pavia dhe ishte e sëmurë me kancer, shpesh ajo shtrohej në spital në San Matteo.

Pasi u arratis nga shfrytëzuesit e saj, ajo denoncoi organizatën dhe në vitet në vijim punoi gjithashtu përkrah City Angels për të ndihmuar prostitutat e reja, viktima të shantazhit, për t’u çliruar nga ajo skllavëri.

Në Itali shkoi në moshën 22-vjeçare më 1996, dhe që prej asaj kohe nuk ka marrë dot shtetësinë italiane.

Më 28 tetor ajo i vuri flakën vetes para Ministrisë së Brendshme, por shqiptarja u shpëtua dhe më pas u transportua në spitalin Santo Spirito, me djegie të rënda. Pas kësaj ajo tentoi të fliste me presidentin italian, Sergio Mattarella, ose të paktën me disa nga zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, por që nuk ia arriti që të takonte asnjërin prej tyre.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.