Uji Dea

Itali, shqiptari e vret bashkëshorten në sy të fëmijëve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Një krim brenda një familje shqiptare ka ndodhur në shtetin fqinj, Italinë, ku burri ka therur gruan në sy të fëmijëve. Policia bën me dije se emigranti shqiptar i quajtur, Lulzim Hadaj, goditi mbrëmë me thikë duke e lënë të vdekur në vend bashkëshorten e tij Irma Hadaj, në San Giovanni të Natisones, provincë kjo në Udine të Italisë.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë dëgjuar të bërtiturat e gruas dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë, e cila kur ka mbërritur në vendngjarja ka para të shtrirë në tokë dhe të mbuluar nga gjaku 33-vjeçaren.

Fqinjët tregojnë se më parë çifti ka pasur sjellje normale, ndërsa ditën e djeshme ata kishin dëgjuar dhe bashkëshortin, Lulzimin i cili kishte thënë se “nuk më intereson se shkoj në burg, unë të vras, të vras…”. Krimi ka ndodhur në kuzhinë, ku 37-vjeçari ka rrëmbyer një thikë dhe ia ka prerë fytin gruas së vetë në sy të vajzave të tyre të vogla, 8 dhe 10 vjeç.

Mobi Casa

Në vitin 2012, 37-vjeçari kishte qenë i dënuar për keqtrajtim të anëtarëve të familjes së tij ndërsa aktet e dhunës ishin regjistruar nga viti 2003 deri ne vitin 2010.
Por pavarësisht denoncimit të bërë nga bashkëshortja e tij, vite më parë, kjo nuk e ka penguar emigrantin shqiptar ta godasë disa herë me thikë 33-vjeçaren, Irma Hadaj.
Dyshohet se 37-vjeçari e ka kryer krimin për motive xhelozie megjithatë policia italiane është duke hetuar rrethanat e krimit për të zbardhur detajet e ngjarjes së rëndë.

Bashkëshorti vrasës është arrestuar nga policia italiane./Indeksonline.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.