Fundamenti

Itali: Shqiptarë, babë e bir, arrestohen për drogë dhe armë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Babë e bir janë arrestuar sot në Itali pasi në shtëpinë e tyre u gjet drogë dhe armë.Ismet Duka , 48 vjeç, dhe djali i tij Armando Duka, 22 vjeç u arrestuan nga policia italiane, e cila ndërmori një kontroll të befasishëm në shtëpinë ku banonin shqiptarët.

22-vjeçari mësohet se sapo ishte liruar nga burgu, ku kishte vuajtur dënimin për 1 vit për trafik droge, transmeton Panorama.

Policia tha se gjeti dhe sekuestroi rreth 10 kilogramë marihuanë dhe pesë heroinë në shtëpi, e cilësisë së parë. Gjatë kontrollit u gjetën edhe dy pistoleta, dhe disa armë të kalibrave të ndryshëm.

KKVITI

Sipas hetimeve të policisë, shtëpia e shqiptarit shërbente si vend për paketimin e drogës, e cila më pas shpërndahej në treg. Policia tha po ashtu se kishte sekuestruar edhe një makine, me të cilin shqiptarët kishin nisur përpjekjet për shtypjen e kartëmonedhave 200 eurosh.

Dyshohet se 48-vjeçari, Ismet Duka është një hallkë e rëndësishme në një rrjet të gjerë droge të shqiptarëve në Itali. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.