FIDANISHTJA

Itali, prangoset shqiptari për mbytjen e 15 emigrantëve

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Itali, pasi është dënuar me 12 vjet burg si shkaktar i vdekjes 15 emigrantëve.

“Ansa” raporton se shtetasi Hergis Mustafa, 32 vjeç , më 4 maj të vitit 2000, drejtonte një skaf me 15 emigrantë dhe u përfshi në një aksident ku gjetën vdekjen pasagjerët.

Ai u përpoq ti shpëtonte rojeve bregdetare duke kryer manovra të rrezikshme të, cilat u pasuan nga tragjedia.

Mobi Casa

Mustafa u arrestua në portin e Barit. Ai është dënuar nga një gjykatë e qytetit të Leçes me 12 vjet heqje lirie dhe me një gjobë prej 500 mijë eurosh.

Në vitin 2011, tre ditë pasi gjykata dha vendimin për dënimin e tij, Mustafa u lirua dhe që nga ajo kohë humbi gjurmët.