ARKATANA

Itali, kosovari i zhdukur para 10 vjetëve pritet të shpallet zyrtarisht i vdekur

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Në shtator të vitit 2006 Nexhat Rizanaj nga Kosova u zhduk pa gjurmë në lokalitetin Karduan në krahinën e Tirolit jugor në Itali. Tani, 10 vjet pas zhdukjes së tij, ky njeri pritet të shpallet i vdekur zyrtarisht, pasi që duket se janë zhdukur edhe shpresat e fundit se ai është gjallë, shkruan gazeta «Tagblatt Dolomiten». Me këtë rast janë marrë gjatë hetuesit kriminalistikë të Tirolit jugor.

Rizanaj ishte punëtor ndërtimi. Mbrëmjen e 28 shtatorit 2006 ai po priste pranë rrugës një shok për të shkuar me të me veturë në qytetin Meran. Kur shoku i tij, po ashtu kosovar, arriti në vendin ku e kishin lënë të takoheshin, Rizanaj nuk ishte aty. Ishte zhdukur pa gjurmë. Sipas të dhënave të policisë italiane nga telefoni i Rizanajt nuk ishin bërë thirrje, po ashtu nga xhirollogaria e tij nuk ishin tërhequr para. Punëdhënësi i tij supozonte se Rizanaj ishte viktimë e një pengmarrjeje. Por hetimet nuk sollën asnjë sukses. Rizanaj u kërkua edhe në emisionin për të pagjeturit «Chi l’ha visto».

Fundamenti

Avokati i familjes Rizanaj Mauro De Pascalis i ka bërë një kërkesë një gjykate në Bozen (Bolzano) që Nexhat Rizanaj të shpallet zyrtarisht i vdekur. «Bëhet fjalë për një kërkesë të zakonshme, e cila mund të parashtrohet dhjetë vjet pasi të zhduket një person», ka thënë avokati. Nëse në 6 muajt e ardhshëm nuk shfaqet ndonjë njoftim mbi Nexhat Rizanajn, atëherë ai do të konsiderohet përfundimisht i vdekur.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.