Hidromorava

Itali, katër vjet burg Berluskonit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjykata e Shkallës së Parë në Milano dënoi me 4 vjet burg ish-kryeministrin italian, Silvio Berlusconi pasi e shpalli fajtor për evazion fiskal.

Veç 4 viteve burg, ish-kryeministri u dënua edhe me 3 vite qendrim larg zyrave publike. Gjithçka lidhej me parregullsitë e gjetura me shit-blerjet e të drejtave televizive nga Mediaset.

Sipas vendimit të gjykatës, Mediaset, në pronësi të Berlusconit, ka shfrytëzuar një skemë antiligjore për shit-blerjen e të drejtave televizive të cilat kalonin nga njëra dorë në tjetrën me efektin financiar rritjen artificiale të çmimeve.

Procesi zgjati plot 6 vjet dhe përveç Berlusconit, fajtor u shpallën edhe producenti amerikan, Frang Agrama që u dënua me 3 vite burg, ndërsa u la i lirë Fedele Confalonieri, president i grupit mediatik, Mediaset.

Eco Higjiena

Vendimi i gjykatës ishte më i rëndë se sa pretenca e prokurorisë që kërkoi 3 vite e 8 muaj burg për ish-kryeministrin italian.

Në një tjetër proces gjyqësor të ngjashëm, atë “MediaTrade”, Berlusconi dhe presidenti i Mediaset Confalonieri u shpallën të pafajshëm, raporton Tch.

Ky është vendimi i gjykatës së shkallës së parë milaneze, ndërsa pritet që vendimi të apelohet në gjykata të shkallëve më të larta nga avokatët e “Kavalierit”.