UBT

Itali: Kapet banda shqiptare e hajdutëve

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Një bandë e specializuar në grabitje dyqanesh, baresh e qendra shërbimi ishin bërë terrori i sipërmarrësve në disa komuna e qyteza të Italisë.

Policia italiane ka arrestuar tre shqiptarë si anëtarët e kësaj bande që kishte kryer disa grabitje brenda e përreth qyteteve të Arezzos e Riminit.

Dy prej tyre u arrestuan natën e 1 shtatorit, ndërsa anëtari i tretë i moshës 25, i konsideruar dhe si kreu i kësaj bande, kishte mundur t’i shmangej forcave të rendit duke u arrestuar 2 ditë më vonë në provincën e Riminit.

Eco Higjiena

Policia italiane ka regjistruar vetëm gjatë javës së fundit 10 grabitje të kryera nga tre shqiptarët, ndërsa vazhdon hetimet e ekzaminimit të të gjitha grabitjeve të denoncuar deri më tani në territoret ku vepronte kjo bandë.

Identifikimi i tyre u bë falë videokamerave të instaluara në ambientet e brendshme të lokaleve të grabitura si dhe nga bashkëpunimi mes forcave të rendit e të qytetarëve.

Të tre shqiptarët do t’i nënshtrohen ritit të shkurtuar të gjykimit duke u riatdhesuar më pas në Shqipëri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.