Itali, i heq gabimisht veshkën shqiptarit, gjykata dënon kirurgun italian

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kirurgu Andrea Piccardo është dënuar nga gjykata italiane për akuzën e “lëndimeve shumë të rënda fizike” ndaj një shqiptari 45-vjeçar, të cilit i ka hequr gabimisht veshkën.

Në tetor të 2011, Piccardo ishte edhe shefi i repartit të kirurgjisë të spitalit Cairo Montenotte të Savonës, kur shqiptari B, Meta 45 vjeç iu nënshtrua një operacioni, dhe iu hoq gabimisht veshka e vetme e shëndoshë.

OPERACIONI

45-vjeçari kishte ardhur pranë familjarëve të tij, që prej vitesh jetojnë në Savona, pikërisht për t’u kuruar nga çistet në shpretkë.

Duket se gjatë operacionit, mjekët kishin parë të arsyeshme, që përveç shpretkës t’i hiqnin edhe një pjesë të pankreasit dhe veshkën e majtë, duke e lënë vetëm me veshkën e djathtë, prej vitesh e atrofizuar. Meta u detyrua kështu të mbijetojë me dializë për nëntë muaj derisa iu transplantua një veshkë, informon faqj online “Shqiptari i Italisë”

Eco Higjiena

DENIMI

Për këtë rast kirurgu u hodh në gjyq për lëndime personale shumë të rënda. Për akuzën, veshka ishte lehtësisht e identifikueshme dhe mjeku nuk duhet ta hiqte pa ditur më parë gjendjen e përgjithshme shëndetësore të pacientit.

Pas operacionit të Metës, spitali mori masa dhe e hoqi mjekun Piccardo nga puna pa të drejtë rroge (nga shkurti në qershor 2012). Për këtë fakt kirurgu paditi spitalin në gjykatën civile. Në tetorin e shkuar, gjykata i dha të drejtë spitalit, sepse, sipas saj, Piccardo kishte bërë një “gabim të pafalshëm”, madje i kishte shkaktuar spitalit një dëmtim imazhi.

Piccardi kërkoi të gjykohej me gjyq të përshpejtuar duke ulur kështu me një të tretën dënimin e parashikuar nga vepra penale për të cilën u akuzua. Më pas vazhdoi gjyqi penal, ku doktori u dënua me 10 muaj burg. Meqë doktori nuk kishte pasur dënime të tjera gjykata i dha pezullim me kusht të dënimit.