Fundamenti

Itali: Humbin jetën në një aksident dy vajza shqiptare

/ 1 minutë lexim
HW

Katër të rinj, dy djem e dy vajza, humbën jetën në një aksident rrugor që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Guidonia, pranë Romës, shkruan Top Channel.

Mes viktimave, dy janë shtetase shqiptare: Xhesika Ginaj (18 vjeç) dhe Ambra Shaliani (17 vjeç).

Të rinjtë po udhëtonin me një Minikuper që drejtohej nga një prej djemve. Makina doli nga rruga dhe u përplas me hyrjen e një lokali nate.

ARKATANA

Siç raportojnë mediat italiane, automjeti u dëmtua rëndë e viktimat u gjetën jashtë tij. Nga verifikimet e para të Policisë Rrugore, aksidenti ndodhi gjatë një manovre parakalimi në një segment të pjerrët rruge, kur drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur pas klubit të natës.

Impakti ka rezultuar fatal dhe të gjithë personat që gjendeshin në makinë kanë humbur jetën në vend.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.