RCCOLA

Itali, arrestohet 39-vjeçari shqiptar, kapet me drogë

/ 1 minutë lexim

Para dy ditësh, agjentët e skuadrës lëvizëse të policisë italiane kanë prangosur një 39-vjeçar shqiptar, pasi e kanë kapur me 11 kg heroinë, përcjell albinfo.ch.

Teksa po lëviznin në një rrugë të Napolit, vunë re një burrë në një makinë, i cili u fut në një shtëpi dhe doli pas disa minutash.

Hidromorava

Dyshuan tek lëvizjet e tij dhe efektivët e policisë e kanë kontrolluar, duke i gjetur një mbështjellës me rreth 58 gramë heroinë, 255 euro, një smartphone dhe çelësin e një apartamenti.

Operatorët kontrolluan shtëpinë dhe gjetën 11 kg heroinë të ndarë në mbështjellës të ndryshëm, 4 peshore precize dhe materiale të ndryshme për paketimin dhe prerjen e drogës. 39-vjeçari shqiptar kishte edhe precedentë të tjerë penalë.