ARKATANA

Itali: Arrestohen tre shqiptarë për grabitje të dhunshme ndaj një çifti të moshuar

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Policia italiane ka vënë në pranga tre shtetas shqiptarë, të dyshuar për një grabitje të dhunshme në Padova. Ngjarja ndodhi më 10 gusht, kur tre persona të maskuar hynë në banesën e një çifti të moshuar. Pronari i shtëpisë, 70 vjeç, u sulmua brutalisht me levë dhe u shkelmua pasi ra përtokë.

Grabitësit morën telefona celularë dhe sende me vlerë, ndërsa nuk arritën të hapnin një kasafortë. Pas hetimeve të shpejta, policia identifikoi dhe arrestoi autorët. Në banesën e tyre u gjetën çanta, bizhuteri, 15 mijë euro cash si dhe mjetet e përdorura gjatë grabitjes: levë, doreza, radio dore dhe kaçavida.

FIDANISHTJA

Hetimet kanë zbuluar edhe dy shqiptarë të tjerë, të moshës 27 dhe 28 vjeç, të cilët sapo kishin hyrë në Itali, të dyshuar se do t’i bashkoheshin grupit për të kryer grabitje të tjera.

https://www.albinfo.ch/itali-arrestohen-tre-shqiptare-per-grabitje-te-dhunshme-ndaj-nje-cifti-te-moshuar/
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.