RCCOLA

Itali, 2 shqiptarë vriten me pistoletë e pushkë, po udhëtonin me bicikletë

/ 1 minutë lexim

Milano- Dy shqiptarë kanë mbetur të vdekur me armë zjarri gjatë mbrëmjes së djeshme në Abbiategrasso, provincën e Milanos në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptarët identiteti, i të cilëve nuk bëhet ende me dije, udhëtonin me bicikletë.

Mobi Casa

Nga hetimet paraprake mësohet se ishte gati mesnatë, pa gdhirë ende e premtja kur dy të rinjve iu është tërhequr vëmendja nga persona të panjohur për ti vrarë më pas më të shtëna pushke dhe pistolete.

Policia italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që gjatë orëve në vijim do të ketë një pistë më të detajuar të skemës së krimit.
(e.m/BalkanWeb)