Mobi Casa

Isufi: Rexhep Kadriu është kandidatë i vetëm i AAK-së për Gjilanin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ahmet Isufi nënkryetar i AAK-së në qendër dhe deputet i Kuvendit tha për rajonipress se me Fatmir Rexhepin nuk kanë biseduar për çështje të kandidimit për kryetar komunë pasiqë Rexhep Kadriu është kryetar dege në Gjilan dhe është i vetmi kandidatë i AAK-së për kryetar të Gjilanit.

Ahmet Isufi tha për rajonipress se me Fatmir Rexhepin kanë biseduar për çështje të koalicioneve të ardhshme për çka AAK edhe në Gjilan është e interesuar, por nuk është biseduar që ai të jetë kandidatë për kryetar të Gjilanit nga radhët e AAK-së.

Isufi tha se Rexhep Kadriu i cili është edhe kryetar i degës së AAK-së në Gjilan praktikisht është edhe kandidati i vetëm i AAK-së për kryetar komune në Gjilan. “Ne me Rexhep Kadriun jemi shumë të kënaqur pasiqe e ka dinamizuar punën e AAK-së në Gjilan dhe ka arritur që shumë shpejt të krijojë dhe kthejë në AAK kuadro të njohura dhe të dëshmuara.

KKVITI

Isufi tha se në të ardhmen nuk e përjashton mundësinë që të bisedohet me kuadro dhe me njerëz që kanë ndikim dhe autoritet në Gjilan, por pozita e kandidatit për kryetar të Gjilanit është e qartë dhe aty nuk bisedohet tha shkurt Isufi.

Edhe Rexhep Kadriu kryetar i AAK-së në Gjilan tha për rajonipress se ai e ka bekimin e të gjithë strukturave të partisë, anëtarësisë, strukturave qendrore e mbi të gjithë të liderit të partisë, kryeministrit të ardhshëm të Kosovës Ramush Haradinaj.

Kadriu i ka quajtur spekulime se gjoja Fatmir Rexhepi mund të jetë kandidati i preferuar nga AAK-ja në Gjilan. “Unë nuk kam kohë të merrem me këto spekulime sepse për çdo ditë po punojë për interesat e qytetarëve të Gjilanit . Ky qytet është degraduar në shumë sfera e fusha dhe na duhet të punojmë shumë për ta kthyer besimin e tyre” tha Kadriu./rajonipress/