Fundamenti

Isufi: Raporti i GAP-it me të dhëna trishtuese

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Raporti i GAP-it dëshmon se kjo qeverisje aktuale nuk ka jetë të gjatë. Shpenzimet marramendëse dhe të pa kontrolluara dëshmojnë se ky pushtet i ka ditët e numëruara thotë për rajonipress Ahmet Isufi ish kryetar i degës së AAK-së në Gjilan.

Ahmet Isufi thotë se nuk është befasuar nga raporti i GAP-it i cili e paraqet gjendjen në komunën e Gjilanit shumë alarmante.”Ne tashmë i kemi thënë disa herë këto parregullsi e lëshime që ka bërë pushteti komunal. Por janë trishtuese disa shpenzime të cilat vërtet e rëndojnë direkt mirëqenien e qytetarëve të Gjilanit. Për mua është shumë brengosës fakti që ka aq shumë shpenzime për dreka e darka zyrtare, shpenzime për karburante e lukse tjera që janë evidentuar në raport” thotë Isufi.

Isufi thotë se raporti i GAP-it dëshmon se kjo qeverisje aktuale nuk ka jetë të gjatë. “Shpenzimet marramendëse dhe të pa kontrolluara dëshmojnë se ky pushtet i ka ditët e numëruara” thotë për rajonipress Ahmet Isufi ish kryetar i degës së AAK-së në Gjilan.

Eco Higjiena

Isufi tha se AAK në Gjilan tashmë e ka dinamizuar aktivitetin e saj dhe çdo ditë është në teren ku po merret me hallet e qytetarëve.”Rexhep Kadriu si njeriu më i duhur për të qeverisur me Gjilanin po merr mbështetje e përkrahje të madhe nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Unë jam optimist se do të jenë vetë qytetarët ata që do të ndëshkojnë këtë keqqeverisje”.

Por , Isufi thotë se raporti i GAP-it, por edhe të metat e shkeljet tjera ligjore nuk duet të mbesin vetëm në nivelin e përpilimit të raporteve apo të rekomandimeve.”Këto raporte janë material i mirë për hetuesit të cilët duhet të merren me të gjitha dyshimet e ngritura” thotë ish kreu i AAK-së.

Isufi thotë se fryma e AAK-së tashmë po zënë vend në Gjilan dhe ne do jemi në çdo cep e vend ku e kërkon nevoja. “Ne nuk do të lejojmë që mos marrëveshjet brenda PDK-së të shkaktojnë kaos dhe kolaps edhe në menaxhimin e të hyrave të vet taksapaguesve gjilanas. Do ta mbrojmë këtë mund e djers të tyre të cilët e japin për të ndërtuar dhe avancuar jetën institucionale, e jo për të keqpërdorur buxhetin dhe për ta falimentuar komunën” mendon Isufi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.