UBT

Isufi: Qeverisja aktuale po e dëmton të ardhmen e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan- Ahmet Isufi deputet në Kuvendin e Kosovës dhe kryetar i degës së AAK-së në Gjilan tha për rajonipress se qeverisja komunale e ka humbur kredibilitetin dhe çdo ditë e më tepër po e fundos Gjilanin dhe të ardhmen e saj.

Edhe Ahmet Isufi kryetar i degës së AAK-së në Gjilan thotë për rajonipress se hetimet e fundit që po zhvillohen për partneritetin publiko privat, dhe kushtëzimi i qytetarëve për të paguar kompanitë publike e dëmton rëndë imazhin e një komune që deri dje ka pretenduar se është në shërbim të qytetarit dhe taksapaguesve të saj.

ARKATANA

Isufi tha se qeverisja komunale realisht i ka bërë dëm Gjilanit qysh nga viti 2007 sepse ka treguar të jetë e aftë vetëm për interesat e ngushta klanore e duke e vënë Gjilanin dhe qytetarët e saj në pozitë të mjerueshme derisa të vetmet “lajmet e mira” janë se përgjegjësit e saj dhe vartësit e tyre po hetohen e akuzohen nga Prokuroria e policia.

Isufi mendon se kjo qeverisje aktuale me hetime të përditshme, me dëmtim të buxhetit, me izolim ekonomik, e ka humbur kredibilitetin para qytetarëve të saj dhe se çdo ditë ajo po e fundos Gjilanin dhe të ardhmen e saj. “Gjilani nuk e ka merituar dhe nuk e meriton një qeverisje të tillë e cila në vend se të avancojë të drejtat e tyre, ajo çdo ditë po i dëmton ata, meqë po e varfëron qytetin në të gjitha fushat duke përfshirë këtu edhe keqpërdorimin ekstrem të taksave të tyre komunale” mendon Isufi. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.