RCCOLA

Isufi: Qeverinë do ta formojë koalicioni ynë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, nuk e vë në dyshim fitoren e koalicionit PDK-AAK-Nisma në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Isufi ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma synon ta marrë shumicën e cila u mundëson atyre që vetëm me minoritetet ta formojnë Qeverinë e re.

Fundamenti

Ai ka theksuar se Qeveria e ardhshme, nën drejtimin e Ramush Haradinajt, do të krijojë stabilitet dhe do t’i mundësojë vendit zhvillim të hovshëm ekonomik.

Isufi u ka përcjellë mesazh krerëve të koalicionit LDK-AKR-Alternativa, se nga puna e mirë që do të bëjë në mandatin e parë Qeveria e drejtuar nga Haradinaj, populli sërish do t’ia japë edhe një mandat të dytë.