Uji Dea

Isufi: Presidentja duhet t’i jap të drejtë shumicës parlamentare

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Nënkryetari i AAK’së Ahmet Isufi ka akuzuar PDK’në se nuk po lejon krijimin e institucioneve. Kritikoi edhe Presidenten Jahjaga. Jahjaga, tha Isufi duhet t’i jap të drejtën Bllokut për Krijimin e qeverisë.

“Presidentja po të thirret në unitetin që përfaqëson duhet t’i jap të drejtën shumicës parlamentare, t’i thotë krijoj institucionet edhe Kosova duhet të ecë përpara”, tha Isufi në “Dabat” në RTK.

“Edhe faktori ndërkombëtar edhe Presidentja ta luajnë rolin e vetë duke lehtësuar këtë proces”, theksoi ai.

Mobi Casa

Sipas tij qëndrimi në opozitë i bën mirë vetë PDK’së.

“Shkuarja në opozitë i bën shumë mirë Partisë Demokratike”, tha Isufi.