Isufi: Politika komplet e dirigjon drejtësinë
Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, tha për gazetën Kosova Sot Online, se pa dyshim që pushteti i ka kapur të gjitha institucionet e vendit, dhe si rrjedhojë normalisht që qytetarët më shumë i frikësohen nivelit politik, pasi, siç thotë, e dinë që ndikimi politik është ai që është kryesori në përcaktimin edhe të drejtësisë në Kosovë.
Sipas tij, politika komplet e dirigjon drejtësinë. Isufi më tej ka nënvizuar se më herët ka qenë një deklarim nga ana e EULEX-it, por edhe institucionet qeveritare në Kosovë, se po punojnë në luftimin e këtyre dukurive negative, por që në fakt, sipas tij, kanë rezultuar me futjen në krim të vetë këtyre mekanizmave, që e kanë pasur për detyrë që ta luftojnë krimin, korrupsionin dhe dukuritë e tjera negative. “Nuk ka proces demokratik në Kosovë, pasi vepron një oligarki, e cila e ka kapur shtetin dhe në çdo segment të jetës është i drejtpërdrejtë ndikimi i dorës së fortë diktatoriale nga pushteti”, ka potencuar Isufi për gazetën “Kosova Sot”.
“Nuk ka proces demokratik në Kosovë, pasi vepron një oligarki, e cila e ka kapur shtetin dhe në çdo segment të jetës është i drejtpërdrejtë ndikimi i dorës së fortë diktatoriale nga pushteti”, ka potencuar Ahmet Isufi
(Kosova Sot)


