Mobi Casa

Isufi për Demarkacionin: Komisionet ndërshtetërore po përgatiten për të dalë në terren

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Është bërë më shumë se 1 vit qëkur në Kuvendin e Kosovës është ratifikuar Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, megjithatë edhe sot e kësaj dite ende nuk është bërë korrigjimi i kufirit me shtetin fqinj ashtu siç pati premtuar kryeministri Ramush Haradinaj, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Përfaqësues të ekzekutivit kanë thënë për “Zërin” se komisionet janë duku u përgatitur për të dalë në terren dhe për t’u angazhuar në këtë çështje. Ndërsa kryetari i Komisionit për Shënimin e Kufirit, Shpejtim Bulliqi, ka thënë për gazetën “Zëri” se po presin që t’u hapen rrugët për korrigjim.

Derisa nuk ka dashur të japë më shumë informacione në këtë drejtim, ai ka thënë se për çështjen e rishikimit të kufijve duhet të flasë vetë Qeveria, pasi kjo gjë nuk është punë e Komisionit.

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë për “Zërin” se komisionet ndërshtetërore janë duke u përgatitur që të merren me përmirësimin e vijave kufitare.

HW

Sipas tij, të dyja shtetet janë pajtuar rreth përmirësimeve të vijave kufitare.

“Komisionet ndërshtetërore janë duke u përgatitur që të dalin në terren dhe të angazhohen, në mënyrë që të përmirësohen gabimet të cilat kanë mundur të bëhen, prandaj këto ditë presim që komisioni ta kryejë punën e vet. Është punë e komisioneve profesionale dhe ata e dinë se sa mund të zgjasë ky proces, por me rëndësi është që ka pajtim mes dy qeverive që të dakordohen rreth përmirësimit të vijave kufitare”, ka thënë ai.

Isufi ka thënë se pasi të finalizohet përmirësimi i kufijve pret reagime pozitive nga qytetarët./ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.