Uji Dea

Isufi: Mund të merren edhe masa të tjera ndaj Serbisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i ka dhënë afat deri më sot Qeverisë së Kosovës ta heqë taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake, me ç’rast ka paralajmëruar masa të ashpra ndaj vendit. Por ministri i Tregtisë, Endrit Shala, i ka thënë “Zërit” se taksa nuk hiqet pavarësisht kërcënimeve nga shteti fqinj, shkruan gazeta “Zëri”.

Se taksa mbetet në fuqi pavarësisht kundërshtimeve dhe kërcënimeve të shtetit serb e ka theksuar edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, i cili për “Zërin” ka thënë se Kosova assesi nuk i nënshtrohet presionit serb për heqjen e taksës.

“Serbia vazhdimisht ka bërë veprime kundër Kosovës dhe nuk është çudi një gjë e tillë, por Kosova e ka rrugën e vet dhe nuk i nënshtrohet asnjë presioni e askujt, meqë është shtet sovran, i pavarur dhe vendimet i ka të vetat, prandaj konsiderojmë se duhet të vazhdohet një politikë e dinjitetshme e Kosovës në mbrojtje të sovranitetit të saj”, ka thënë Isufi.

FIDANISHTJA

LEXO EDHE: Sot skadon ultimatumi i Vuçiqit për taksën, Kosova nuk zmbrapset

Për më tepër Isufi ka paralajmëruar edhe ndërmarrjen e masave të reja të reciprocitetit nga ana e Kosovës.

“Kërcënimet e Serbisë nuk janë të momentit. Ato janë në vazhdimësi ndaj Kosovës, por presidenti Vuçiq duhet ta dijë se taksa nuk hiqet derisa ta njohë Serbia Kosovën si shtet dhe atëherë mund të hiqet taksa. Përndryshe ka mundësi të ndërmerren edhe masa të tjera të reciprocitetit nga ana e Kosovës”, ka theksuar ai./ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.