Fundamenti

Isufi: Mos dhënia e liberalizimit të vizave nga BE-ja, çështje politike me qëllime të caktuara

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ahmet Isufi, deputet i AAK-së në Kuvendin e Kosovës ka thënë se politikanët i kanë dhënë datat për liberalizimin e vizave për faktin se i kanë plotësuar kriteret që BE kishte vendosur për Kosovën.

“Prej dhjetë vitesh janë dhënë data edhe nga ndërkombëtarët se do të ketë liberalizim të vizave për Kosovës”, tha Ahmet Isufi në “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini.

Isufi thotë se nuk duhen akuzuar institucionet vendore për mungesën e liberalizimit të vizave, pasi kriteret janë plotësuar.

“Është çështje politike me qëllime të caktuara, që nuk duan ta lënë Kosovën të zhvillohet si shtet… Ka shumë shtete tjera shumë më të korruptuara se ne e që kanë përfituar nga liberalizimi i vizave”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Fundamenti

Nënkryetari i AAK-së ka thënë se Qeveria ka marrë të gjitha masat në përmirësimin e kushteve për liberalizimit të vizave.

“Kemi plotësuar kushtet, kemi votuar demarkacionin, kemi ngritur pagat në sistemin e drejtësisë…Ne mund të themi se vendimi është politik dhe jo teknik”.

“Ka ndikime të drejtpërdrejta të disa shteteve sepse ka interesa të ndara në BE, që kjo u kushton qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

Isufi thotë se edhe dialogu mund të ketë ndikuar në procesin e liberalizimit të vizave, pasi sipas tij në momentin kur 2019-ta është përmendur si datë e mundshme për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, gjërat kanë ndryshuar./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.