Isufi: Kemi dëshmi që Çakorri ishte pjesë e Kosovës

Anëtari i komisionit shtetëror për demarkacion me Malin e Zi Florim Isufi tha se komisioni ka gjetur të dhëna dhe fakte që pjesa e Çakorrit për te cilën diskutohet sot ka dëshmi është ishte pjesë nën administrimin e Kosovës, raporton “Zeri.info”.
“Ekzistojnë dy vija kufitate njëra kadastrale dhe tjetra administrative. Kosova ka administruar këtë pjesë të territorit që po flasim sot dhe Mali i Zi asnjëherë nuk ka thënë pse Kosova po i administron këtë pjesë”, ka thënë ai.
Ai ka marrë një shembull me një autobus të aksidentuar në vitin 81, ne qafën e Qakorrit dhe tha se asnjë institucion i Malit te Zi nuk është përfshirë në këtë qështje dhe se aksodenti ishte në pjesën e territorit te Ksoovës dhe me këtë rast u morr Gjykata komunale e Pjejës. Me këtë Isufi tha se Qafa e Qakorrit ishte nën administrimin total të Kosovës./ZERI