FITORJA

Isufi: Kadriu duhet të merret shembull nga e gjithë Kosova

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ahmet Isufi ka thënë se kryetari Rexhep Kadriu është modeli më i mirë i një kryetari, i cili duhet të merret shembull nga e gjithë Kosova.

Në kuadër të tubimeve me nëndegë, kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, ka qëndruar në atë të lagjes “Reshat Ymeri”, ku është pritur nga një numër i simpatizantëve dhe qytetarëve.

Në këtë tubim ka folur kandidati për këshilltar komunal nga kjo lagje Sedat Ymeri, i cili i ka bërë thirrje fqinje të tij të votojnë AAK-në dhe Rexhep Kadriun.

Ai ka thënë se tani është moment që të vendosim për të ardhmen tonë si dhe ka kërkuar nga qytetarët që të dalin masovikisht në zgjedhje.

Fjalën e mori edhe nënkryetari i AAK-së në nivel Qendror Ahmet Isufi, i cili tha se 3 nëntori po simbolizon një ndryshim të madh, që është arritur me angazhim dhe punë.

Ahmet Isufi ka thënë se kryetari Rexhep Kadriu është modeli më i mirë i një kryetari, i cili duhet të merret shembull nga e gjithë Kosova.

GRANDEMALL

Ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë numrin 62 nëse duan t`i kthejnë dinjitetin dhe fuqinë Gjilanit.

Jashar Ramadani, kryetar i LDD-së në Gjilan ka thënë para të pranishmëve se kryetari Kadriu nuk është njeri i fjalëve, por i punës dhe dëshmisë që po bëhet diçka për qytetarët.

Ndërkaq, kryetari Kadriu ka thënë ashtu siç e ka nisur, me punë, ashtu edhe do të vazhdojë, deri në përmbushjen e të gjitha kërkesave të qytetarëve.

Ai ka thënë se qytetarët e Gjilanit, duhet t`i prijë dikush që mendon për ta, që punon për ta dhe që gjen zgjidhje për ta, nëse duam të kthehemi në pozicionin që dikur e kemi pasur si qytet.

Kryetari Kadriu ka thënë se ai do të vazhdojë të realizojë projekte edhe në të ardhmen, ndërkaq nga qytetarët kërkon vetëm t’ia mundësojnë vazhdimin e kësaj punë, punë kjo me të cilën do të përmirësohet jeta e vet qytetarëve të Gjilanit thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.