Eko Higjiena

Isufi: Kadriu di ta ndërtojë dhe zhvillojë Gjilanin

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së në Gjilan, i ka uruar fitoren kryetarit Kadriu dhe e ka përgëzuar për mbështetjen e fortë që ai po e merr me plot meritë nga qytetarët kudo. Rexhep Kadriu është arkitekti i devotshëm për qytetin tonë, ai i cili ndërton dhe zhvillon vendin e vet, ka thënë Isufi.

Bastioni i radhës i Rexhep Kadriut dhe Aleancës në Gjilan, lagjja “Dardania”, kanë pritur masovikisht strukturën e lartë të AAK-së, në tubimin zgjedhor të mbajtur mbrëmjen e së dielës.

Kadriu, i shoqëruar nga nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi, bartësi i listës së AAK-së Selami Xhemaili, kryetari i LDD-së Jashar Ramadani dhe ekipin e tij të fitores, kanë qëndruar krenar pranë qindra banorëve të lagjes “Dardania”, të cilët ishin mbledhur për ti dhënë përkrahjen e tyre Aleancës dhe kryetarit Kadriu.

Enis Shurdhani, koordinator i lagjes “Dardania” dhe njëherit kandidat për këshilltar komunal, i cili ka thënë se falë punës dhe përkrahjes së kryetarit Kadriu, ata kanë arritur të trokasin pothuajse në çdo derë të lagjes, duke sjellë kështu afër tyre një numër të konsiderueshëm të simpatizantëve të AAK-së.

Para të pranishmëve ka folur edhe nënkryetarja e Degës së AAK-së në Gjilan dhe njëherit kandidate për këshilltare komunale Mevlyde Zejnullahu, e cila ka thënë se është Rexhep Kadriu arkitekti, i cili me punë po e projekton të ardhmen e qytetit tonë.“Përparësia jonë është se e kemi një kryetar, i cili është qytetar i Gjilanit, i cili jeton në Gjilan, flenë në Gjilan dhe ëndërron për Gjilanin”, ka thënë Zejnullahu.

Mobi Casa

Fjalën e morën edhe Ardian Emini, Kenan Gurgurovci dhe Xhemile Hasani, kandidatë për këshilltarë komunal, të cilët kërkon nga banorët e lagjes së tyre që të votojnë Rexhep Kadriun për kryetar të Gjilanit dhe të përkrahin kështu projektet e tij drejt një ndryshimi më të mirë për Gjilanin.

Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së në Gjilan, i ka uruar fitoren kryetarit Kadriu dhe e ka përgëzuar për mbështetjen e fortë që ai po e merr me plot meritë nga qytetarët kudo.“Rexhep Kadriu është arkitekti i devotshëm për qytetin tonë, ai i cili ndërton dhe zhvillon vendin e vet”, ka thënë Isufi.

Ndërkaq, kryetari i ardhshëm i Gjilanit Rexhep Kadriu, ka folur për nismën e tij para 6 muajve dhe për sfidat që janë kaluar për të arritur deri këtu.“Ka ardhur koha që ta ndalim këtë keq-qeverisje dhe këtë menaxhim dhe të mos humbasim më shumë kohë, por të mendojmë për ndryshime, e ndryshimi vjenë me punë”, ka thënë kryetari Kadriu.
Kadriun e uroi edhe kryetari i LDD-së Jashar Ramadani, i cili poashtu i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë numrin 62.

Ndërsa në sallë prezent ishin edhe kandidatët për këshilltarë komunal nga radhët e koalicionit AAK-LDD thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.