Eko Higjiena

Isufi: Institucionet e vendit kanë dështuar, prandaj po i vazhdohet misioni i EULEX-it

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se partia e tij nuk ka asnjë informatë se nesër do të mbahet një seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar për projektligjin që i vazhdon edhe për dy vjet mandatin misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë EULEX.

Ai ka deklaruar se institucionet e vendit nuk kanë qenë në gjendje ta luftojnë krimin e korrupsionin në vend, dhe për këtë arsye po vazhdohet misioni i EULEX-it.

Ai ka thënë në televizionin Rrokum se si parti ende s’kanë qëndrim për nesër, por ka shtuar se porsa ta marrin agjendën, do të dalin me një vendim.

Nënkryetari i AAK-së ka thënë se misioni, si i tillë, po del se nuk ka qenë shumë efektiv.

FIDANISHTJA

Ai ka theksuar se edhe veprimi i Serbisë në veriun e Kosovës, ku, sipas tij, po rikonolizohet vendi, tregon më së miri dështimin që po ndodh atje.

Sa i përket ftesës së presidentit Hashim Thaçi për Asociacionin, ai ka thënë se ajo çështje tashmë është e vdekur, duke shtuar se s’ka nevojë të shkohet në bisedime me një dokument qe e ka rrëzuar edhe Gjykata Kushtetuese me 23 nene.

Sipas Isufit, koalicioni nuk i ka numrat, ndryshe moti do ta kishte sjellë Demarkacionin për votim në Kuvend.

Duke folur për rikthimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend, Ahmeti ka thënë se ai është i çuditshëm, por se VV-ja i di më së miri punët e saj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.